Shoqata e Konvertuesve të Plastikës së Shqipërisë (APKA) përfaqëson  sektorin më të madh dhe më të rëndësishëm të industrisë plastike në Shqipëri.

Krijuar në dhjetor 2014, me qëllim përfaqësimin e interesave të konvertuesve të plastikës në vendin tonë dhe industrisë përpunuese e prodhuese në Shqipëri. Ata prodhojnë plastikë gjysëm-të gatshme dhe të gatshme për një gamë të gjërë tregjesh industriale dhe të konsumit si : elektrik, elektronik,  të paketimit, ndërtimit , industrisë së kujdesit të shëndetit etj.

APKA është angazhuar në rritjen e industrisë në tërësi duke rritur konsumin lokal të polimerit, si edhe në mbrojtjen e furnizuesit si një element shumë i rëndësishëm në zinxhirin konvertues.

Misioni ynë është shërbimi ndaj anëtarëve dhe zhvillimi duke i shërbyer grupeve të interesit dhe një praktike sociale dhe ekologjike  të përgjegjshme për konvertimin e plastikës.

Shtrirja e aktiviteteve të shoqatës përfshin dhe nuk kufizohet në cështje të tilla si  negociatat kolektive , zgjidhja e konflikteve, informacione teknike, mjedisore, etike etj.