Tregjet sipas ndarjes funksionale

 

Paketimi plastik

Paketimi plastik erdhi në përdorim të gjerë me futjen e polietilenit në industri në vitet ‘50. Para kësaj, përveç materialeve të paketimit klasike të tilla si letër, qelqi dhe druri , jane përdorur filmat e materialeve të konvertuar natyrore të tilla si acetat celuloze dhe filma celuloze me celofan transparent.

Zhvillimi i plastikës , polypropylenit , PVC , polisterit  dhe kopolimerit polietilen ,coi në fillimin e rritjes së shpejtë në përdorimin e plastikës .

Duke patur parasysh tregun, zhvillimet në industrinë e paketimeve plastike dhe të ngurta mund të konsiderohen një duke qenë se tendencat kryesore zbatohen njësoj për të dyja.

  1. Industria plastike e paketimit është dhe do të mbetet  një faktor i madh ekonomik në të ardhmen
  2. Rritja globale e kërkesave të konsumatorit  ka cuar në bashkëpunim dhe madje konsolidim  mes kompanive përpunuese të plastikes, kryesisht atyre të mesme dhe të vogla
  3.  Mundësitë në të ardhmen do të jenë të hapura për ato kompani në zhvillim dhe inovative në prodhim, që i ofrojnë konsumatorit produkte me vlerë të madhe të shtuar
  4. Sektori i paketimit plastik po shndërrohet në industri shërbimi me shërbim ndërkombëtar, shpërndarje just-in-time dhe e-commerce.

 

Plastika për Bujqësi

Ky sektor përdor kryesisht standarte termoplastike sic është polietileni dhe PVC , me karakteristika të vecanta në nxjerrje. Zhvillimi i aplikacioneve të teknologjisë së lartë në bujqësi ka sjellë në treg të ashtuquajturën “inxhinieri plastike”.

Bujqësia sot përfshin materiale dhe teknologji moderne si: Filmat plastikë  të cilët janë kryesisht polietileni , por ka edhe disa përdorime të PVC, si edhe filmat e bëra nga polimere speciale.

Aplikimet kryesore janë : Silazh –filma të gjerë të rrafshët për kapanone, dhe filma strec për polietileni. Filma mulching për përdorim në sera dhe fusha të hapura të cilët ndihmojnë dhe ekonomikisht  në ruajtjen e ujit për serat.

 Plastika në Ndërtim

Nga të gjitha aplikimet e plastikës ,ndërtimi është hapesira e dytë më e rëndësishme ku plastika jep kontributin e saj. Produketet më të vjetra plastike, të prodhuara në shkallë të gjërë  dhe të përdorura në industrinë e ndërtimit, janë përdorur për 55 vite e funksionojnë akoma si në ditën e parë.

Plastika në industrinë e ndërtimit është ekstremisht ekonomike me burimet. Bilancet e mjedisit që konsiderojnë jo vetëm koston ekonomike të burimeve por edhe koston e mirëmbajtjes gjatë jetës së aplikacioneve.

Megjithëse shumica e materialeve plastike nuk kanë kosto të lartë ose skanë fare kosto mirëmbajtje ato kanë arritur dhe vlerësime të klasit të parë gjatë evolucionit të tyre.

Krahasuar me materiale alternative në industrinë e ndërtimit , plastika vlerësohet më tepeër referuar mbrojtjes së mjedisit.

Duke patur parasysh kursimin e burimeve , kosto e ulët e mirëmbajtjes së tyre gjatë ciklit të jetës si edhe riciklimi i tyre cojnë në influencë pozitive kur flitet për vlerësimin e tyre .

Në veçanti , materialet e përdorura në produktet monoplastike te ndërtimit të tilla si tuba dhe korniza për dritare riciklohen në fazen e fundit te jetës së tyre dhe produkti i ricikuar përdoret për tuba dhe korniza dritaresh me cilësi të lartë si specifikohet në standartet dhe normat e industrisë.

markets