Objektivat e shoqatës

Apka është organi zyrtar përfaqësues i konvertuesve të plastikës në Shqipëri, veprimtaria e të cilës përfshin të gjithë sektorët e industrisë së konvertimit të plastikës, përfshirë dhe riciklimin.

Shoqata  fokuson aktivitetet e saj në zhvillimin e tregjeve si dhe në menaxhimin e cështjeve dhe problemeve të përbashkëta që prekin konvertuesit e plastikës si Shëndeti , Siguria dhe Mjedisi , lenda e parë , Tregtia ose Komunikimi.

Objektivi i përgjithshëm i  APKA është të mbrojë dhe të promovojë interesat e industrisë së konvertimit  të plastikës ne Shqiperi  në këtë mënyrë:

  • Duke shprehur mendimin e industrisë drejt institucioneve qeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ne organizatat joqeveritare
  • Mbajtja e mardhënieve  me shoqata  binjake ne Europë dhe në mbarë botën
  • Kryerja e sondazheve të biznesit, studimeve dhe projekteve kërkimore në të gjitha aspektet e industrisë së përpunimit të plastikës.

Apka është e strukturuar në 3 divizione të tregut që përfaqësojnë tregjet kryesore të industrisë së konvertimit të plastikës:

  1. Divizioni i Paketimit
  2. Divizioni i Ndërtimit
  3. Divizioni i Bujqësisë